Në çështjen gjyqësore kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, më 11 dhjetor trupi gjykues ka miratuar pjesërisht kërkesën e Prokurorisë për t’i pranuar dëshmitë e nëntë dëshmitarëve me shkrim. Kjo u bë e ditur përmes konferencës javore të DhSK-së nga zëdhënësi Michael Doyle.
Po ashtu, gjatë kësaj konferencë u tha se më 9 dhjetor, trupi gjykues miratoi kërkesën e një dëshmitari për të dhënë dëshmi me masa mbrojtëse përmes videolidhjes, raporton “Betimi për Drejtësi”, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa në çështjen Salih Mustafa, sipas zëdhënësi Doyle, Kryetarja e DHSK-së caktoi një panel të Gjykatës Supreme, më 10 dhe 11 dhjetor, për të vendosur lidhur me dy kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë: përkatësisht një nga Mustafa dhe një nga Prokuroria.
“Të dyja kërkesat lidhen me vendimin e Gjykatës së Apelit me titull Vendim për Lëshimin e një Vendimi të Ri Dënimi për Salih Mustafën. Z. Mustafa pretendon se paneli i Gjykatës së Apelit ka shkelur ligjin në përcaktimin e dënimit për akuzën e vrasjes së paligjshme dhe i kërkon Panelit të Gjykatës Supreme të caktojë dënim më të ulët për këtë akuzë, ose t’ia kthejë panelit kompetent për vendim të ri. Prokuroria kundërshton ligjshmërinë e dënimit me 15 vjet të dhënë nga Dhoma e Apelit si tepër të ulët dhe i kërkon Panelit të Gjykatës Supreme t’ia kthejë çështjen Panelit të Apelit për të caktuar një dënim të ri”, tha Doyle.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


