Në fshatin Polac të Skenderajt u mbajt ceremonia e zbulimit të lapidarit të Xhafer Veliut dhe dy djemve të tij, Shyqeri dhe Çlirim Veliu.
Në ceremoni morën pjesë, nënkryetari i Komunës Fadil Nura, deputetë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, bashkëluftëtarë dhe shumë qytetarë.
Ky aktivitet u organizua për të nderuar kujtimin, sakrificën dhe kontributin e tyre.
Xhafer Veliu, ishte ndër dëshmitarët kryesorë të Masakrës së Çikatovës.
Ai i mbijetoi kësaj ngjarje të trishtë, por djali i tij 13 vjeçar jo.
Në Çikatovë nga ushtria serbe ishin vrarë afër 100 shqiptarë.
Baca Xhafer nuk arriti ta përjetonte drejtësinë për fëmijen e ekzekutuar dhe të tjerët.
Xhafer Veliu, vdiq në vitin 2018-të, 19 vjet pas mbarimit të luftës.


