Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajme"Dërgona Gentritin në Dardani..." - Detaje ekskluzive nga plagosja në PrishtinëSinjali

“Dërgona Gentritin në Dardani…” – Detaje ekskluzive nga plagosja në PrishtinëSinjali

Një gjuajtje me armë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në lagjen “Dardania” në kryeqytet, ku për pasojë u plagos një person dhe si shkak i plagëve të marra po vazhdon trajtimin në QKUK, raporton Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi që mbeti i plagosur nga të shtënat e armës në Dardani të Prishtinës është Gentrit Ibrahimi.

Nga informacionet e para që i ka siguruar Sinjali thuhet se personat e dyshuar thirrën në kompaninë e taksive ku punonte i plagosuri dhe kërkuan që në Dardani të shkonte Ibrahimi.

“Dërgona Gentritin në Dardani”, dyshohet të kenë thënë të dyshuarit e rastit.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku tha se nga të shtënat në lagjen Dardania një person ka mbetur i plagosur.

“Rreth orës 20:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Dardania në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha ajo për Sinjalin.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo të re nga ky rast.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT