Tuesday, September 22, 2026
spot_img
HomeLajmeNeziri paralajmëron Qeverinë: Mos prisni që java e dytë të jetë si...

Neziri paralajmëron Qeverinë: Mos prisni që java e dytë të jetë si e para

Njëri nga organizatorët dhe folësit e protestës kundër vendimit të Hagës, Çlirim Neziri, ka paralajmëruar intensifikimin e protestave, duke u bërë thirrje institucioneve që të reagojnë ndaj kërkesave të protestuesve.

Në natën e shtatë të protestës, Neziri tha se qytetarët kanë pritur për një javë reagim institucional, ndërsa përmendi edhe projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Tash është koha që institucionet të përgjigjen! Sepse një javë kemi pritur. Një javë kemi protestuar. Një javë kemi folur qetë”, tha ai.

Neziri iu drejtua drejtpërdrejt institucioneve, duke paralajmëruar se java e dytë e protestave mund të jetë ndryshe nga e para.

“MOS PRISNI QË JAVA E DYTË TË JETË SI E PARA!”

Ai tha se protestat do të vazhdojnë në rast se nuk ka përgjigje ndaj kërkesave të tyre.

“Çdo ditë pa përgjigje do të na gjejë përsëri këtu. Dhe sa më gjatë të heshtni, aq më shumë do të rritet zëri i këtij sheshi!”, deklaroi Neziri.

Në fjalimin e tij, Neziri theksoi se protestuesit kanë qëndruar për shtatë net në shesh dhe se nuk kanë ndërmend të tërhiqen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT