Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajmeDënohet gjuha fyese që kryeministri Kurti përdori në Pejë

Dënohet gjuha fyese që kryeministri Kurti përdori në Pejë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka dënuar Lëvizjen Vetëvendosje me 3 mijë euro për shkak të gjuhës fyese që përdori kryeministri Albin Kurti në tubimin e mbajtur në Pejë.

Ankesa është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila e ka akuzuar Kurtin se ka shkelur kodin e mirësjelljes.

Ankesa në fjalë është konsideruar si pjesërisht e bazuar nga PZAP -jae cila e dënoi VV-në me 3 mijë euro.

 

 

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka dënuar me 20 mijë euro edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës për shkeljen e “Kodit të Mirësjelljes”.

Në ankesë  e Vetëvendosjes thuhet se një kandidate e LDK-së ka shpërndarë një video përmes së cilës ka krahasuar Albin Kurtin me Adolf Hitlerin.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT