Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin për rastin e sulmit terrorist në Banjskë, duke dënuar me burgim të përjetshëm të akuzuarit Bllagoje Spasojeviq, Vlladimir Toliq, ndërsa Dushan Maksimoviq u dënua me 30 vite burgim.
Sulmi i shtatorit 2023 kishte lënë të vrarë zyrtarin policor Afrim Bunjaku, ndërsa disa të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve.
Për rastin janë ngritur aktakuza edhe ndaj dhjetëra personave të tjerë, përfshirë Millan Radoiçiq, i cili është arratisur në Beograd dhe nuk është dorëzuar nga Serbia.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


