Një rast i dëmtimit të pasurisë është regjistruar në Prishtinë, ku është dëmtuar një objekt fetar në lagjen Sofali, mëson Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur më 3 maj 2026 rreth orës 21:30, në rrugën “Kika”, ku imami ka njoftuar Policinë për dëmtimin e xhamisë.
Sipas informacioneve fillestare, është thyer një xham i një zyre brenda objektit, ndërsa në hapësirën e dedikuar për marrjen e abdesit janë bërë mbishkrime me fjalën “Allah”.
Nga kontrolli i vendit të ngjarjes nuk rezulton të jetë marrë asgjë.
Në lokacion kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa është njoftuar edhe Prokurori kujdestar.
Rasti është iniciuar si “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” dhe hetimet janë në vazhdim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


