Saturday, September 5, 2026
spot_img
HomeLajmeDëmtohet sërish kyçja për në Mazgit, ministria del me njoftim

Dëmtohet sërish kyçja për në Mazgit, ministria del me njoftim

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar qytetarët se pjesa e kyçjes në Mazgit është dëmtuar përsëri si pasojë e ndërhyrjeve të realizuara nga KRU “Prishtina” në zonën ku kalon gypi i ujësjellësit.

Sipas njoftimit, me qëllim të rikthimit të sigurisë dhe funksionalitetit të plotë të kësaj pjese rrugore, shumë shpejt do të nis rehabilitimi i plotë dhe sanimi i dëmtimeve të krijuara, transmeton Klankosova.tv.

“Lusim qytetarët që frekuentojnë këtë rrugë të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit dhe mirëkuptim deri në përfundimin e punimeve që do të realizohen në afatin më të shpejtë të mundshëm”, bën thirrje ministria.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT