Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se si pasojë e rrëshqitjes së dheut në lokacionin Shkabaj është dëmtuar gypi kryesor furnizues i ITU Shkabaj, duke shkaktuar probleme në furnizimin me ujë.
Sipas njoftimit, për shkak të këtij dëmtimi do të ketë reduktime në furnizim me ujë në Fushë-Kosovë, Obiliq dhe në lagjen “Emshir”, ndërsa ndikim pritet të ketë edhe në pjesë të tjera të qytetit të Prishtinës.
KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për sanimin e problemit.
“Ekipet tona teknike ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e problemit. Për orarin e reduktimeve do t’ju mbajmë të informuar në vazhdim. Ju falënderojmë për mirëkuptim!” – ka njoftuar KRU Prishtina.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


