Thursday, July 30, 2026
spot_img
HomeLajmeDelfinët dhurojnë spektakël në Gjirin e Vlorës

Delfinët dhurojnë spektakël në Gjirin e Vlorës

Një grup turistësh në Gjirin e Vlorës kanë përjetuar një moment të veçantë gjatë një turi me varkë, pasi pranë mjetit lundrues janë shfaqur disa delfinë.

Pamjet kanë krijuar një atmosferë të veçantë për të pranishmit, të cilët patën mundësinë t’i shihnin nga afër delfinët teksa notonin pranë varkës.

Shfaqja e tyre në ujërat e Gjirit të Vlorës u shndërrua në një spektakël natyror, duke u ofruar turistëve një përvojë të paharrueshme gjatë vizitës në bregdetin shqiptar.

Takime të tilla konsiderohen ndër momentet më mbresëlënëse për vizitorët, pasi delfinët shfaqen herë pas here në zona të caktuara të Adriatikut dhe Jonit, duke tërhequr vëmendjen e turistëve dhe adhuruesve të natyrës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT