Friday, August 28, 2026
spot_img
HomeLajmeDedaj: Aksidentet në autostradë mund të parandaloheshin, qytetarët ta padisin Ministrinë për...

Dedaj: Aksidentet në autostradë mund të parandaloheshin, qytetarët ta padisin Ministrinë për dëmet (VIDEO)

Brenda pak muajve, në autostradën “Ibrahim Rugova” kanë humbur jetën tre persona në aksidente trafiku.

Për situatën e krijuar, ekspertët e komunikacionit, fajin ia lënë kryekëput mirëmbajtjes së kësaj autoudhe.

Sipas Nol Dedaj, njohës i komunikacionit, aksidenti i fundit në të cilën humbi jetën një grua si pasojë e shembjes së dheut para dy ditësh, do të mund të parandalohej.

Para një ose dy muajve, sipas tij, ekspertët do të mund të parashikonin shembjen e dheut në segmentin 52, në aksin rrugor Prishtinë-Malishevë ku edhe ndodhi rasti tragjik.

Për emisionin Kiks Kosova, Dedaj theksoi se çdo qytetar i cili pëson aksident në autostradat e Kosovës dhe që fajtor është faktori rrugë dhe mirëmbajtja e saj, atëherë secili ka të drejtë që të padisë Ministrinë e Infrastrukturës dhe të kompensohet për dëmet e pësuara.

Dedaj theksoi se ndonëse gjendja në autoudhën “Ibrahim Rugova” është emergjente, Ministria ende nuk ka vendosur sinjalizime për të paralajmëruar vozitësit për rreziqet e mundshme. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT