Funksionalizimi që iu bë 10 ditë më parë, konsiderohet si hap i madh drejt sundimit të ligjit
Gjykata Administrative sipas kryetarit të përkohshëm të saj, Rexhep Gashit, do ta rrisw sigurinë juridike dhe mbrojtjen gjyqësore të qytetarëve dhe bizneseve në raport me administratën publike.
Edhe nga Oda Ekonomike që e organizoi këtë diskutim, institucionin e ri e shohin si zhvillim të arkitekturës gjyqësore në Kosovë.
Deri tashti, konfliktet administrative janë trajtuar nëpër gjykatat e tjera, çka ka bërë që lëndët të zvarriten me vjet.


