Monday, June 15, 2026
spot_img
HomeSport“Dardanët” në krye të emocioneve të Ligës së Kombeve, këto janë duelet...

“Dardanët” në krye të emocioneve të Ligës së Kombeve, këto janë duelet që zhvillohen sonte

Sonte kthehen emocionet e Ligës së Kombeve ku kombëtare të forta do të jenë ballë për ballë.

Më së shumti emocion për “Dardanët” do të sjell sonte përballja mes Kosovës e Islandës, e cila luhet në “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.

Kosova në historinë e saj është ballafaquar dy herë me Islandën, ku të dyja i ka humbur dhe ka katër gola të pranuar dhe vetëm një të shënuar.

Në anën tjetër, Kroacia do ta pres Francën në play-offin e Ligës A, ku në vëmendje do të jenë dy yjet e Real Madridit, Kylian Mbappe dhe Luka Modriq.

Për në Kopenhagë do të udhëtojë Portugalia, ku do të ndeshetme Danimarkën, e cila në pesë ndeshjete fundit di vetëm për një fitore, teksa ka dy humbje e dy barazime.

Ballafaqim interesant në kuadër të play-offit të Ligës A do të jetë ai mes Italisë dhe Gjermanisë, e cila do të luhet në Giuseppe Meazza, njofton Klankosova.tv.

E, “Furia e Kuqe” do të jetë mysafire e Holandës, ku kampionët e Evropës synojnë që fitoren ndaj “Tulipanëve”.

Duelet e tjera që do të luhen sonte në kuadër të play-offit të Ligës së Kombeve do të jenë Sllovakia-Sllovenia, Ukraina-Belgjika, Bullgaria-Irlanda, Greqia-Skocia, Turqia-Hungaria, Austria-Serbia dhe Armenia do ta pres në shtëpi Gjeorgjinë.

The post “Dardanët” në krye të emocioneve të Ligës së Kombeve, këto janë duelet që zhvillohen sonte appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT