Monday, June 15, 2026
spot_img
HomeSportDardanët” gati për sfidën ndaj Islandës: fitorja, detyrim për Kosovën 

Dardanët” gati për sfidën ndaj Islandës: fitorja, detyrim për Kosovën 

Kosova dhe Islanda do të përballen sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen e parë të “play-off”-it të Ligës së Kombeve, një duel që mund të vendosë të ardhmen e futbollit kosovar në këtë kompeticion.

Tifogrupi “Dardanët” ka dhënë një mesazh të fuqishëm para kësaj sfide, duke kërkuar angazhim maksimal nga lojtarët dhe përgjegjësi nga të gjithë për rëndësinë e këtij takimi.

Për ta, kjo nuk është një ndeshje e zakonshme, por një moment historik që mund të hapë një kapitull të ri për ekipin kombëtar, transmeton Klankosova.tv.

Kosova synon një rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit në Spanjë, ndërsa fitorja shihet si detyrim për të vazhduar rrugën drejt Ligës B.

Takimi nis në ora 20:45, me verdhekaltërit që kërkojnë të shpërblejnë pritjen e gjatë të tifozëve me një paraqitje dinjitoze dhe rezultat pozitiv në fushë./Klankosova.tv.

Reagimin e plotë të “Dardanëve” e gjeni në linkun vijues:

The post Dardanët” gati për sfidën ndaj Islandës: fitorja, detyrim për Kosovën  appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT