Wednesday, September 23, 2026
spot_img
HomeLajmeÇollaku: Osmani do të synojë s’ia rrëmbejë Kurtit deri në 10% të...

Çollaku: Osmani do të synojë s’ia rrëmbejë Kurtit deri në 10% të elektoratit që ia solli vetë

Opinionisti Bekim Çollaku, në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani ia solli “dhuratë” Albin Kurtit votat për të fituar mbi 50%.

Megjithatë, ai tha se presidentja Osmani do të synojë t’ia rrëmbejë deri në 10% të këtij elektorati.

“Mendoj që ato vota i ka dhuratë nga ish-presidentja Osmani, e cila tash do të bëjë luftë të tmerrshme politike dhe publike që t’ia rrëmbejë së paku 5 deri në 10% të këtij elektorati zotit Kurti. Edhe këtë në rrethana vetëm të elementit të befasisë dhe të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, sepse në skenarin e zgjedhjeve të pas katër viteve, mendoj se figura e zonjës Osmani do të shkojë duke u zbehur vazhdimisht”, deklaroi Çollaku, teksa shtoi se kjo është strategji e Kurtit.

Ndiqeni prononcimin e tij:

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT