Tuesday, April 28, 2026
spot_img
HomeLajmeÇitaku: Zullumi këputet prej së trashi, s’lejojmë rrënimin e gjithçkaje që është...

Çitaku: Zullumi këputet prej së trashi, s’lejojmë rrënimin e gjithçkaje që është ndërtuar me mund

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka deklaruar se ideja për të hyrë me vetëdije në një proces për të zgjedhur personin që do të udhëheqë institucionin më të lartë në vend, duke shkelur me të dyja këmbët Kushtetutën, sipas saj, flet shumë për mentalitetin e kryeministrit Albin Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku thotë se është për keqardhje që dy gra kanë pranuar të huazojnë emrin e tyre në një maskaradë të rrezikshme dhe antikushtetuese, transmeton Klankosova.tv.

“Po, ky popull ka sakrifikuar shumë për të pasur liri, pavarësi dhe institucione. Dhe nuk do të lejojmë përmbysjen dhe rrënimin e gjithçkaje që është ndërtuar me aq shumë mund. Zullumi këputet prej së trashi, thotë populli”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se të hënën seanca e jashtëzakonshme për presidentin dështoi pasi nuk kishte kuorum, ndërsa VV vazhdoi me hedhjen në votim të dy kandidateve për presidente, Feride Rushtit dhe Hatixhe Hoxhës, ani pse opozita nuk ishte e pranishme dhe nuk përmbushej norma e 2/3 të deputetëve.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT