Monday, May 4, 2026
spot_img
HomeLajmeÇitaku viziton Thaçin në Hagë: Mbetemi të palëkundur, pranë tyre dhe të...

Çitaku viziton Thaçin në Hagë: Mbetemi të palëkundur, pranë tyre dhe të përkushtuar për drejtësi

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë, duke theksuar besimin e palëkundur në drejtësinë e luftës çlirimtare të Kosovës.

Ajo shprehu mbështetje të fortë për të dhe vlerësoi guximin dhe sakrificat e tij në rrugën e Kosovës për liri dhe pavarësi, transmeton klankosova.tv.

Çitaku theksoi se asnjë gjykatë nuk mund të ndryshojë të vërtetën e luftës së drejtë.

”Sot, udhëtova edhe një herë drejt Hagës për të vizituar një burrë që ka mbajtur mbi supe ëndrrat dhe sakrificat e një populli, të një shteti, Presidentin Hashim Thaçi.

Unë, posaçërisht këtë herë, isha e prekur thellë nga zhvillimet e fundit me procedurën gjyqësore, ndërsa besimi i palëkundur i Presidentit Thaçi në drejtësinë e luftës çlirimtare të Kosovës shkëlqente më fort se kurrë, edhe brenda këtyre mureve.

Një gjë, le të jetë e qartë për të gjithë: Hashim Thaçi mishëron shpirtin e luftës sonë për liri e pavarësi, guximin e atyre që dhanë gjithçka për këtë tokë dhe besimin e patundur se e vërteta gjithmonë triumfon.

Sot, si gjithmonë, ai qëndron i fortë, duke mbrojtur nderin dhe dinjitetin e popullit tonë.

Rruga e Kosovës drejt lirisë nuk ishte kurrë e lehtë, por ishte gjithmonë e drejtë. Asnjë gjykatë nuk mund ta ndryshojë të vërtetën e një lufte të drejtë për liri.

Ne mbetemi të palëkundur, pranë tyre dhe të përkushtuar për drejtësi.

Për Hashimin. Për Kadrinë. Për Çlirimtarët tanë. Për Kosovën”

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT