Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmeÇitaku thekson hallet e qytetarëve, i drejtohet Kurtit: Marre po më vjen...

Çitaku thekson hallet e qytetarëve, i drejtohet Kurtit: Marre po më vjen për ty

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti i cili tha se ‘opozitës i duhet një goditje e re’.

Çitaku përmes një postimi në Facebook tha se qytetarët kanë nevoja të ndryshme për jetën e përditshme duke potencuar pensionet dinjitoze, pagat dhe sigurimet shëndetësore, raporton KlanKosova.tv.

“Pensioneri ka nevojë për pension dinjitoz, që të mos detyrohet të zgjedhë mes barnave dhe ushqimit.Mësuesja ka nevojë për pagë që ia mundëson ta kalojë muajin me dinjitet. Mjeku ka nevojë për barna dhe kushte për t’i trajtuar pacientët. Këto janë hallet e qytetarëve”, ka shkruar ajo.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT