Thursday, September 17, 2026
spot_img
HomeLajmeÇitaku për “urimin” e deputetit Geci për dënimin e Thaçit: Duhet të...

Çitaku për “urimin” e deputetit Geci për dënimin e Thaçit: Duhet të ndiheni të turpëruar

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, pas fjalimit të deputetit të LVV-së, Fatos Geci, i cili uroi dënim me burgim të përjetshëm për ish-kreun e PDK-së, Hashim Thaçi, ka reaguar ashpër.

Në fjalën e saj në seancën plenare, Çitaku tha se “ju duhet të ndiheni i turpëruar”.

Madje, ajo ftoi kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe shefen e GP të LVV-së, Arbërie Nagavci, që të distancohen nga kjo deklaratë e deputetit Geci.

“S’po di qysh me të thanë, se me të thanë deputet nuk e meriton. Nuk kisha besu kurrë që nga foltorja e Kuvendit të Republikës së Kosovës vjen një lutje, në formë urimi, për dënim me burg të përjetshëm për njerëzit që kanë luftu për lirinë e këtij vendi. Ju duhet të ndiheni i turpëruar, dhe Lëvizja Vetëvendosje nëse nuk mendon si ju, mu tani ju ftoj juve si kryetare dhe shefen e grupit, që të distancohet. Duhet të ju vijë turp”, tha Çitaku.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT