Tuesday, April 28, 2026
spot_img
HomeLajmeÇitaku, Kurtit: 51% nuk janë 100%, PDK nuk nënshtrohet!

Çitaku, Kurtit: 51% nuk janë 100%, PDK nuk nënshtrohet!

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, duke i thënë se 51% e votave nuk janë 100%.

Ajo shkroi se Kurti nuk njeh bashkëpunim e as kompromis, por sipas saj, ai kërkon nënshtrim.

Çitaku tutje tha se Partia Demokratike e Kosovës, nuk nënshtrohet.

“Albin, Nëse ka një njeri që nuk e njeh rezultatin zgjedhor në Kosovë, ai je ti. Falë atij rezultati, ti e udhëheq Qeverinë dhe Kuvendin. Po 51% nuk janë 100%. Kush është shtetar, institucionalist dhe respekton Kushtetutën, nuk dëshmohet vetëm nga e kaluara e largët, por mbi të gjitha nga veprimet e sotme”.

“Si opozitë, pa asnjë kusht, kemi votuar zgjatjet buxhetore dhe marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë edhe dje, madje edhe me procedurë të përshpejtuar. Ti, Albin, nuk e njeh bashkëpunimin, as kompromisin. Ti kërkon nënshtrim. Dhe PDK nuk nënshtrohet”, shkroi ajo.

Çitaku e quajti Kurtin shkelës serik të Kushtetutës, derisa tha se ai nuk e ka problem ta përmbysë edhe rendin Kushtetues.

“Si shkelës serik  i Kushtetutës, nuk e ke problem ta përmbysësh edhe rendin Kushtetues. Por këtë nuk do ta lejojmë. Ky vend dhe kjo Republikë janë ndërtuar me mund e me gjak. Dhe nuk do të lejojmë që të shkatërrohen”, u shpreh ajo./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT