Saturday, August 29, 2026
spot_img
HomeShowbizCineStar sjellë për herë të parë në Prishtinë Cinema BookClub me ‘Regretting...

CineStar sjellë për herë të parë në Prishtinë Cinema BookClub me ‘Regretting You’

Nga faqet emocionuese të një bestselleri në ekranin e madh — CineStar sjell për herë të parë në Prishtinë Cinema BookClub me filmin Regretting You, një ngjarje unike që bashkon dashamirësit e filmit dhe të librit.

Me 22 Tetor, takohuni në CineStar për premierën ekskluzive të filmit “Regretting You”, i bazuar në romanin e njohur nga Colleen Hoover, një prej autoreve më të dashura të zhanrit romancë-dramë.


Ngjarja fillon nga ora 19:00 me një panel diskutimi, në bashkëpunim me Librarinë Dukagjini, ku të ftuarit do të ndajnë mendime dhe përjetime rreth librit përpara se të shfaqet filmi, nga 19:30. Kjo është një mundësi e veçantë për të reflektuar mbi historinë, karakteret dhe temat e thella të romanit, duke krijuar një lidhje më të fortë mes lexuesit dhe filmit.

Përveç eksperiencës kinematografike, vizitorët do të kenë mundësinë të përfitojnë kupona me zbritje për librat e Colleen Hoover. Ky bashkëpunim unik me Librarinë Dukagjini sjell një vlerë të shtuar për të gjithë pjesëmarrësit e Cinema BookClub.

Për të ëmbëlsuar edhe më shumë këtë mbrëmje, Matisse Café ka përgatitur cupcakes për të gjithë vizitorët – një shije e vogël për të festuar dashurinë për librin dhe filmin. (deri në përfundim të sasisë).

Ky event do të jetë një përjetim i plotë për të gjitha shqisat emocionalisht dhe shijshëm!

Biletat mund t’i siguroni online në cinestarcinemas-ks.eu, përmes aplikacionit CineStar Kosovo, apo në arkat e kinemasë.

Një histori për dashurinë, familjen dhe sekretet që ndryshojnë gjithçka ju pret në Cinema BookClub me 22 Tetor.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT