Saturday, September 5, 2026
spot_img
HomeLajme“Çikat n’Motor”, rikthehet edicioni i dytë, Spahija: Aktiviteti iu mundëson vajzave të...

“Çikat n’Motor”, rikthehet edicioni i dytë, Spahija: Aktiviteti iu mundëson vajzave të mësojnë motorin falas (VIDEO)

Aktiviteti “Çikat n’Motor” edicioni i dytë do të mbahet me datën 23 dhe 24 maj në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Në këtë aktivitet vajzat nga 16 vjeç mund të mësojnë motorin dhe të bëjnë xhiro si pasagjere.

Kryetarja e klubit të motoçiklizmit “Çikat”, Drenicë Spahija tha se ky aktivitet iu mundëson vajzave të mësojnë motorin falas, raporton KlanKosova.tv.

“Aktiviteti është prej moshës 16 vjeç, pasi ligjet tona e lejojnë me marrë lejen A1 prej 16 vjet edhe ky aktivitet ua mundëson krejt femrave që kanë pasion motorin me ardh dhe përmes instruktorëve të licensuar me mësu motorin falas”, tha ajo.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT