E marta, do të jetë e mbushur me futboll në Artmotion.
Në program do të jetë një ndeshje e Superligës dhe katër të tjera të Champions League, enkas veç për meraklitë e sportit më të bukur.
Spektakli në platformën më gjigante në trojet shqiptare, nis nga ora 13:00, me përballjen Malisheva – Ferizaj.
Kjo ndeshje do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Sport 1, nën komentimin e Arbon Flugajt.
Kjo s’është e tëra.
Mbrëmje e Championsit nis nga ora 18:45, me sfidën Milan – Feyenoord.
Loja transmetohet në kanalin Sport 1, me komentimin e Arlind Sadikut.
Më pas në transmetim do të jenë edhe tri ndeshje të tjera, nga ora 21:00.
Po në këtë kanal, nën komentimin e Andin Lokajt, do të jepet ndeshja Bayern Celtic.
Komentatori Naim Selmani, do të jetë me ju në kanalin Sport 2 në lojën Atalanta- Club Brugge.
Derisa në kanalin e tretë, do të jetë jepet sfida Benfica-Monaco.
Kurse, për fund do të shfaqen edhe momentet kryesoe të Champions Leagues, nga ora 23:30 në Sport 1/ Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


