Dejona Mihali cilësohet si një figurë me ndikim të diskutueshëm në politikën kosovare, me dyshime të shumta mbi origjinën dhe lidhjet e saj ndërkombëtare.
Babai i saj, Aleksandër Mihali, figuron në regjistrin civil si grek, dhe familja e saj aktualisht jeton në Tiranë, megjithëse mban origjinë greke, njofton Klankosova.tv.
Një nga çështjet që ngre më shumë debat është lidhja e saj me Nikos Dendias, një nga figurat më të fuqishme politike në Greqi, i cili ka mbajtur pozicione të rëndësishme si ministër i Jashtëm, i Brendshëm dhe i Rendit.
“Lidhjet e saj me Dendias janë shumë të forta. Ajo ka organizuar takime mes kryeministrit të Kosovës dhe Dendiasit, duke tërhequr edhe Albin Kurtin në këto takime”, tha gazetari Ardian Gaxherri në studion e “Ora Shtatë” në Klan Kosova.
Ai përmend po ashtu se Dejona Mihali ishte shpallur “non grata” në vitin 2016 gjatë qeverisjes së Isa Mustafës, për shkak të sjelljeve të saj destruktive.
“Ajo është një person shumë i dyshimtë, për të cilën dihet shumë pak rreth prejardhjes së saj”.
Aktualisht, Mihali është një ‘mashë’ e Albin Kurtit, ose vet Albin Kurti, duke pasur kontroll të plotë mbi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët nuk flasin asgjë pa miratimin e saj”.
Për më tepër, ajo është përfshirë në shumë tenderë të dyshimtë”, shtoi Gaxherri./Klankosova.tv.
Për të dëgjuar deklaratat e plota, ndiqeni videon në vijim:
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


