Saturday, April 18, 2026
spot_img
HomeLajmeCakolli nga KDI: Byroja mbështet luftën kundër-korrupsion (VIDEO)

Cakolli nga KDI: Byroja mbështet luftën kundër-korrupsion (VIDEO)

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës në “Edicionin Special” në Klan Kosova  ka mirëpritur miratimin në parim të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme në seancën e sotme plenare.

Ai këtë zhvillim e vlerësoi si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të mekanizmave për luftimin e korrupsionit në vend

“Konsideroj se tentimi i tretë për ta sjellë Projektligjin për Byronë dhe për ta miratuar në Kuvendin e Kosovës është padyshim një lajm i mirë, meqenëse tash e sa vite kemi vlerësuar se çështja e konfiskimit civil të pasurisë është padyshim një mjet efikas në kuadër të luftës kundër korrupsionit. Po aq pozitiv është edhe fakti që Kuvendi nuk miratoi kërkesën për shqyrtim të përshpejtuar të projektligjit, meqenëse në vlerësimin tonë kjo do të kishte dëmtuar mundësinë e despotëve që në mënyrë efikase dhe në përputhje me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, ta adresojnë disa aspekte të projektligjit të cilat ende kanë mangësi dhe nuk janë plotësisht në harmoni me përcaktimin e gjykatës kushtetuese” ka thënë Cakolli.

Ai poashtu tha se problemi më i madh i Byrosë do të mbetet zgjedhja e drejtorit të saj, njofton Klankosova.tv.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT