Tuesday, April 28, 2026
spot_img
HomeLajmeBuzhala i bindur që sonte zgjedhet presidenti: Kurti nuk brengoset për demokracinë...

Buzhala i bindur që sonte zgjedhet presidenti: Kurti nuk brengoset për demokracinë (VIDEO)

Gazetari Berat Buzhala sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur i bindur se sonte zgjedhet presidenti.

Ai u shpreh se kryeministri Albin Kurti nuk brengoset për demokracinë dhe se në botëkuptimin e tij, ajo nuk ka vlerë.

“E zgjedhin sot. Sonte zgjedhet. Unë jam çuditur edhe herën e fundit qysh nuk e kanë zgjedh, unë edhe heren e fundit kur kam qenë kam thënë kanë me e zgjedh. Albini niset prej një parimi se asnjë ide nuk është gjeniale, nëse në fillim nuk duket e çmendur, kjo është vetëm e çmendur, por nuk është gjeniale, diçka po don me bë”.

“Pse duhet me prit prej dikujt qe brengoset për demorkacinë, kur ne e dimë të gjithë që ky nuk brengoset për demokracinë. Në botëkuptimin e tij, demokracia s’ka vlerë”, tha ai./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT