Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeShowbizBurgu i pret si shitësit ashtu edhe blerësit e "kartelave të bardha"...

Burgu i pret si shitësit ashtu edhe blerësit e “kartelave të bardha” bankare (VIDEO)

Jo vetëm shitja, por edhe blerja e “kartelave të bardha” mund të të ekspozoj para një dënimi më burg.

Ani pse mund të mendoni se nuk jeni ju krijuesit apo hajdutët e vërtetë të këtyre kartelave, por kujdes sepse konsumimi i veprës penale është i barabartë, si për shitësin ashtu edhe për blerësin, raporton Kiks Kosova.

Kjo për faktin se duke blerë një kartelë të tillë në tregun e zi, ju ekspozoni dhe përdorni të dhënat personale të palëve të treta të cilët janë viktimat reale të këtij fenomeni në Kosovë dhe në botë.

Mentor Hoxha është njohës i sistemit kibernetik, dhe për Kiks Kosovën ka treguar rrugën e funksionimit të kësaj ideje mashtrimi që po përfshin kryesisht njerëzit në nevojë.

Metoda e këtyre mashtruesve është thikë me dy tehe, pasi që duke e shitur kartelën në njërën anë janë duke mashtruar viktimat dhe së dyti duke bartur rrezikun te personat që ia shesin.

Kjo pasi tërheqja e parave nga kartelat e vjedhura i ekspozon blerësit më lehtë para Policisë dhe organeve të ndjekjes, duke u identifikuar me lehtë se ata që i shesin ato.

Sipas tij, organet tona të rendit për t’u aktivizuar në rastet të tilla, vjedhja duhet të jetë më shumë se 30 euro, ndërsa në raste kur shuma është më e ulët, nuk aktivizohen për t’u vënë në ndjekje të keqbërësve. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT