Saturday, August 8, 2026
spot_img
HomeLajmeKëshilla të çmuara: Çfarë (s’)duhet të bëni kur ju kafshon gjarpri?

Këshilla të çmuara: Çfarë (s’)duhet të bëni kur ju kafshon gjarpri?

Me rritjen e temperaturave, shumë njerëz zgjedhin të kalojnë më tepër kohë në male, pyje dhe zona rurale. Por larg qyteteve rritet edhe mundësia për t’u përballur me gjarpërinj. Jo të gjithë janë helmues, por pickimi nga një specie helmuese mund të jetë serioz për shëndetin.

Shenjat e pickimit nga një gjarpër helmues janë zakonisht dhimbja e fortë, ënjtja në vendin e pickimit dhe përkeqësimi gradual i simptomave.

Çfarë duhet të bëni?

  • Ruani qetësinë dhe qetësoni personin e pickuar.
  • Largohuni nga gjarpri dhe mos tentoni ta kapni apo ta vrisni. Nëse është e sigurt, fotografojeni nga distanca për t’ua treguar mjekëve.
  • Telefononi menjëherë urgjencën ose dërgojeni të pickuarin në spital.
  • Hiqni unazat, byzylykët, orën apo këpucët nëse pickimi është në gjymtyrë, pasi ënjtja mund të rritet shpejt.
  • Mbajeni personin të qetë, kufizoni lëvizjet dhe mbajeni zonën e pickuar më poshtë se niveli i zemrës.

Çfarë nuk duhet të bëni?

Mos e prisni plagën, mos tentoni të thithni helmin me gojë dhe mos përdorni turniket apo fashë shumë të shtrënguar. Gjithashtu, mos vendosni akull, mos konsumoni alkool dhe mos merrni qetësues pa këshillën e mjekut, përveç paracetamolit nëse rekomandohet. Shmangni edhe pajisjet për nxjerrjen e helmit, pasi mund të shkaktojnë dëme shtesë.

Si të mbroheni gjatë shëtitjeve?

Vishni këpucë të mbyllura e të forta dhe rroba që mbulojnë këmbët e krahët. Mbani telefonin të karikuar dhe, nëse mundeni, një bateri rezervë. Shmangni zonat e izoluara vetëm dhe, para nisjes, informohuni për qendrën shëndetësore ose spitalin më të afërt.

Veprimi i shpejtë dhe shmangia e metodave të gabuara të ndihmës së parë janë thelbësore për të ulur rrezikun e komplikimeve dhe për të rritur mundësinë e trajtimit të suksesshëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT