Në paraqitjen e fundit të përbashkët që e kishin, kancelari i Gjermanisë dhe presidenti i Francës, thanë se i mbeten besnikë një plani të tyre.
Ky zotim i para ca javësh ka të bëjë me idenë që e kanë Friedrich Merz dhe Emmanuel Macron, me anë të së cilës ata propozojnë nisjen e integrimit gradual të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkim Evropian, raporton Klan Kosova.
Për të marrë më shumë formë kjo ide, dhe në përgjithësi synimi për zgjerim të bllokut që për momentin ka 27 vende anëtare, pas tetë javësh në Bruksel është thirrur të mbahet një dialog strategjik për zgjerimin dhe reformat.
Burime diplomatike i thanë Klan Kosovës, se qeveri të vendeve të ndryshme të shteteve anëtare të BE-së, qysh tani në kohë pushimesh verore, kanë nisur përgatitjet për diskutimin strategjik.
Mbajtja e takimit u konfirmua edhe me letër, në dokumentin final që u nxor pas samitit të liderëve të institucioneve e të vendeve anëtare që u mbajt para më shumë se një muaji.
Mësoni më shumë nga kronika në vijim:


