Saturday, June 13, 2026
spot_img
HomeLajmeBunjaku: LDK-ja do të dalë partia e parë, PDK-ja e dyta dhe...

Bunjaku: LDK-ja do të dalë partia e parë, PDK-ja e dyta dhe VV-ja e treta (VIDEO)

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Valentina Bunjaku, thotë se ka pritshmëri që LDK-ja të del si partia e parë në zgjedhjet e shkurtit, ndërsa PDK-ja e dyta, e VV-ja e treta.

“Pritshmëritë e mia janë që Lidhja Demokratike e Kosovës të del partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke u bazuar në rritje dhe reagimin qytetar. E dyta do të del PDK-ja dhe e treta Lëvizja Vetëvendosje”.

Bunjaku mes tjerash te “DPT te Fidani”, tha se qytetarët e kanë përqafuar liderin më të ri të partisë më të vjetër në vend – Lumir Abdixhikun, përcjell Klankosova.tv.

“Unë po e shoh në terren çdo ditë, është përqafuar Lidhja Demokratike, është përqafuar lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sepse në kohën kur ne jemi ndëshkuar nga qytetarët jemi akuzuar që e kemi partin e pleqve, se nuk ka të rinj aty, tani e kemi liderin më të ri – i partisë më të vjetër në vend”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT