Wednesday, September 23, 2026
spot_img
HomeLajmeBujqit në Kosovë në krizë për shkak të çmimeve të naftës, disa...

Bujqit në Kosovë në krizë për shkak të çmimeve të naftës, disa rrezikojnë të heqin dorë nga puna e tyre

Bujqit në Kosovë po përballen me një krizë serioze për shkak të rritjes së çmimeve të naftës dhe derivateve të tjera, duke rrezikuar të mos përfundojnë punën e tyre dhe të humbin prodhimin e këtij viti.

Enver Kastrati nga Medveci i Prizrenit tregon se me këtë çmim të derivateve nuk ka leverdi të përfundojë mbjelljen e misrit, një kulturë që e kultivon prej disa dekadash, transmeton Klankosova.tv.

Problemet nuk i ka vetëm ai, të gjithë banorët e Medvecit dhe fshatrave përreth, që merren kryesisht me bujqësi, janë prekur nga kjo situatë.

Pa ndërhyrje të menjëhershme nga qeveria, disa fermerë thonë se po shqyrtojnë ndryshimin e biznesit dhe braktisjen e bujqësisë si aktivitet ekonomik.

Bujqit pa krah, lënë punët në gjysmë – 06.04.2026 – Klan Kosova

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT