Wednesday, April 29, 2026
spot_img
HomeLajmeBrandt drejt largimit nga Dortmundi, synon transferim në Spanjë

Brandt drejt largimit nga Dortmundi, synon transferim në Spanjë

Julian Brandt pritet të mbyllë aventurën e tij me Borussia Dortmund në përfundim të këtij sezoni, duke i dhënë fund një periudhe shtatëvjeçare te klubi verdhezi.

Mesfushori ofensiv 29-vjeçar duket i vendosur të ndryshojë ambient, pasi kontrata e tij është drejt skadimit dhe ai synon një hap të ri në karrierë. Edhe pse në lojë janë përmendur opsione në Premier League apo qëndrimi në Bundesliga, raportimet e Sport Bild bëjnë të ditur se dëshira kryesore e tij është një transferim në Spanjë.

Sipas të njëjtave burime, Brandt nuk e ka kusht që të transferohet te një klub elitë, pasi vendimi i tij lidhet më shumë me jetën private partnerja e tij jeton në Catalonia.

Në ditët e fundit, në skenë ka dalë interesimi i Atlético Madrid, që e sheh gjermanin si zëvendësues potencial të Antoine Griezmann, i cili pritet të transferohet te Orlando City SC pas përfundimit të sezonit.

Përveç klubit madrilen, interes për Brandt kanë shprehur edhe Arsenal, AS Roma dhe Fenerbahçe, ndërkohë që lojtari ka refuzuar oferta financiare shumë të majme nga Arabia Saudite.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT