Punimet për ngritjen e bazës logjistike “Endurance”, e cila pritet të luajë një rol të rëndësishëm në operacionet humanitare dhe të rimëkëmbjes, po vazhdojnë me intensitet. Ecurinë e projektit e ka inspektuar nga afër ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri.
Lajmi është bërë i ditur nga Bordi i Paqes përmes një njoftimi të publikuar në platformën “X”, ku thuhet se baza e mbështetjes logjistike do të shërbejë si një qendër kyçe për Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), transmeton Klankosova.tv.
Sipas njoftimit, objekti do të përdoret për furnizim, mirëmbajtje dhe riorganizim të forcave gjatë angazhimit të tyre në mbështetje të përpjekjeve për rimëkëmbje dhe ndihmë humanitare.
“Ambasadorja e Kosovës, Ines Demiri, inspektoi ecurinë e punimeve në Bazën e Mbështetjes Logjistike ‘Endurance’, e cila do të shërbejë si një pikë kyçe për ISF-në për furnizim, mirëmbajtje dhe riorganizim gjatë mbështetjes së përpjekjeve për rimëkëmbje dhe ndihmë humanitare”, thuhet në njoftimin e Bordit të Paqes transmeton Klankosova.tv.
Bordi nuk ka bërë të ditura detaje shtesë lidhur me afatet e përfundimit të projektit apo kapacitetet e plota të bazës.
Kosovo Ambassador, @InesDemiri1 inspects the construction progress at Life Support Area Endurance, which will serve as vital waypoint for ISF to refit while supporting restoration & humanitarian efforts. #BoP #Gaza #StabilityStartsHere #Kosovo pic.twitter.com/MexT531AE5
— Board of Peace (@BoardOfPeace) June 18, 2026


