Bochumi e ka mundur Bayern Munchenin me rezultat 2:3 në xhiron e 25-të të Bundesligës.
Mysafirët triumfuan ndpnëse po pësonin me rezultat 2:0 pas dopietës së Raphael Guerreiros në minutat 14â dhe 28â.
Jakov Medic fillimisht ngushtoi avantazhin për të Kaltrit në minutën e 31-të të takimit.
Bavarezëve u kushtoi shumë kartoni I kuq I Joao Palhinhës dy minuta para fundit të pjesës së parë.
Ibrahim Sissoko në minutën e 51-të u përkujdes që ta barazonte rezultatin.
Ndërkaq, Matus Bero njëzet minuta më vonë tronditi âAllianz Arenënâ duke ia siguruar tri pikë klubit të tij.
Me këtë fitore Bayerni mbetet lider por me 61 pikë, ndërkaq Bochumi ka 20 pikë në vendi ne 15-ytë, dy pikë larg zonës së rrezikut nga rënia e ligës.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


