Sunday, May 10, 2026
spot_img
HomeLajmeBlerand Stavileci dhe bashkëshortja e tij rrëfejnë fillimet e njohjes së tyre...

Blerand Stavileci dhe bashkëshortja e tij rrëfejnë fillimet e njohjes së tyre (VIDEO)

Politikani Blerand Stavileci dhe bashkëshortja e tij, Vitore Metaj-Stavileci, kanë qenë të ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ku kanë ndarë disa kujtime nga periudha e parë e njohjes së tyre.

Gjatë intervistës, Vitorja tregoi përshtypjet që kishte krijuar për Blerandin në fillimet e lidhjes së tyre, duke e përshkruar atë si një person të matur dhe të qetë për moshën që kishte në atë kohë.

Ajo theksoi se mençuria dhe sjellja e tij e veçantë kanë qenë ndër tiparet që i kanë lënë më shumë përshtypje.

“Ka qenë shumë i pjekur për moshën që e ka pasur. Është shumë person i qetë dhe është i mençur”, tha ajo.

Nga ana tjetër, Blerandi u shpreh se Vitorja kishte tërhequr vëmendjen që përveç hijeshisë, ajo shquhej për thjeshtësinë, edukatën dhe mënyrën e veçantë të komunikimit.

“Ka qenë shumë simpatike, ka rënë në sy, por edhe pse ka rënë në sy, nuk ka qenë e llastuar, ka qenë e urtë e ka pasur një stil të veçantë të ecjes, të veshjes dhe të komunikimit”, tha ai./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT