Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajme“Black Hawk” do t’i kemi në flotën e ushtrisë së KosovësSinjali

“Black Hawk” do t’i kemi në flotën e ushtrisë së KosovësSinjali

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të ndryshëm, ndër të cilët edhe helikopterët Black Hawk.

Helikopter këta siç ka thënë Maqeonci do t’i kenë në flotën e mbështetjes ajrore të ushtrisë së Kosovës.

Maqedonci ka bërë të ditur se është takuar me menaxhmentin e kësaj kompanie, ku kanë  diskutuar për opsionet e përfshirjes së helikopterëve, në inventarin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Në përmbyllje të vizitës në ShBA, e vizitova fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të ndryshëm, ndër të cilët edhe helikopterët Black Hawk, që do t’i kemi në flotën e mbështetjes ajrore të ushtrisë së Kosovës. Së bashku me Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin dhe Ambasadorin Blerim Reka, shef i Misionit të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në New York, e takuam menaxhmentin e kësaj kompanie, ku diskutuam për opsionet e përfshirjes së helikopterëve në inventarin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kosova do të jetë më e sigurtë me helikopterët që fluturojnë mbi qiellin e saj”, ka thënë Maqedonci.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT