Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajme“Bizneset vendore dëshmi e potencialit që ka Kosova”, Abdixhiku e Osmani vizitë...

“Bizneset vendore dëshmi e potencialit që ka Kosova”, Abdixhiku e Osmani vizitë në dy kompani

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdhixhiku bashkë me kandidaten për presidente po nga ky subjekt, Vjosa Osmani kanë vizituar dy kompani vendore.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku duke e cilësuar si vizitë inspiruese tha se gjatë qëndrimit në AgroProdukt dhe Bliff Organik patën mundësi të shohin nga afër punën e jashtëzakonshme të grave dhe burrave në kultivimin, përpunimin dhe eksportin e bimëve aromatike e medicinale.

“Pamë nga afër përkushtimin dhe punën e jashtëzakonshme grave dhe burrave në kultivimin, përpunimin dhe eksportin e bimëve aromatike e medicinale, me produkte që sot arrijnë në tregjet ndërkombëtare të Evropës dhe Amerikës së Veriut.
Këto biznese janë dëshmi e potencialit që ka Kosova kur puna, dija dhe vizioni bashkohen për të krijuar produkte cilësore me vulën “Made in Kosovo”.

Do të jemi me ta në çdo hap”, shkruan ai, transmeton Klankosova.tv.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT