Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeBiseda me Radoiçiqin nuk ia lë shenjë Kusari-Lilës, merr vetëm 3 mijë...

Biseda me Radoiçiqin nuk ia lë shenjë Kusari-Lilës, merr vetëm 3 mijë vota më pak se në zgjedhjet e 2021Sinjali

Kandidatja për deputete në listën e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila, ka një rënie të lehtë të votave që ka mbledhur në zgjedhjet e fundit, krahasuar me ato të vitit 2021.

Duket se as skandali i përgjimeve që iu publikuan në tetor të vitit të kaluar nuk ia lanë shenjë Kusarit.

Biseda telefonike me të kërkuarit kryesor për sulmin në Banjskë, Milan Radoiçiq duket se nuk i bëri përshtypje askujt.

Termi i Radoiçiqit drejtuar Kusari-Lilës me “Alo vendase, a po dëgjohemi”, ia humbi asaj vetëm 3 mijë e 39 vota.

Në zgjedhjet e vitit 2021, ajo ka mbledhur 53 mijë e 618, derisa në këto zgjedhjet e fundit Kusari-Lila numëron 50 mijë e 657 vota, duke e renditur kështu si kandidatja e nëntë më e votuar e VV-së.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT