Wednesday, June 17, 2026
spot_img
HomeLajmeBie në prangat e Policisë 57-vjeçari që tentoi të vriste 26-vjeçarin te...

Bie në prangat e Policisë 57-vjeçari që tentoi të vriste 26-vjeçarin te Lagjja e Spitalit – i sekuestrohet arma

Sabit Mustafa, rreth 57-vjeçar, ka rënë në prangat e Policisë vetëm disa orë pasi dyshohet se ka tentuar ta vrasë një 26-vjeçar në Prishtinë.

Lidhur me rastin ka raportuar ekskluzivisht Sinjali, ku Mustafa dyshohet se qëndron prapa të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit të 16 qershorit në rrugën “Holger Petersen”, ku objektiv i sulmit ka qenë F.V., rreth 26-vjeç.

Sipas hetimeve, njëri nga plumbat ka depërtuar në xhamin e pasmë të veturës së viktimës, por për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.

Për këtë rast, Policia ka bërë të ditur se Mustafa është dërguar në mbajtje, ndërsa hetuesit po vazhdojnë me veprime hetimore.

Pas raportimit të rastit, hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimeve Kundër Personit kanë zhvilluar veprime intensive hetimore dhe, në koordinim me Prokurorinë për Krime të Rënda, kanë kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit.

Gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT