Një veturë e parkuar është dëmtuar sot në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtina, pasi është rrëzuar një lis.
Ngjarja ka ndodhur pranë kafenesë, në afërsi të Teatrit të qytetit, ku sipas dëshmitarëve për Klankosova.tv, pema është rrëzuar papritur dhe ka rënë mbi automjetin e parkuar.
Si pasojë e incidentit, vetura ka pësuar dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.


