Friday, May 1, 2026
spot_img
HomeLajmeBideni e fali të birin për akuzat penale, disa demokratë s’pajtohen

Bideni e fali të birin për akuzat penale, disa demokratë s’pajtohen

Disa nga demokratët në ShBA kundërshtuan vendimin e presidentit amerikan Joe Biden, për të falur djalin e tij Hunter Biden, për akuzat ndaj tij që përfshinin armëmbajtje pa leje, dhe shmangie të tatimit.

Ata që s’u pajtuan, thanë se kështu mendojnë sepse sipas tyre kjo do të ulte besimin tashmë të zbehur të amerikanëve te demokracia dhe sundimi i ligjit, raporton The New York Times, përcjell kk.

Nga ana tjetër shumë ligjvënës demokratë, veçanërisht progresistë, e kanë mbrojtur veprimin e kreut të shtetit më të fortë në botë.

Ata e justifikuan këtë duke thënë se ai është një baba i shqetësuar, dhe se ka frikë se presidenti i zgjedhur Donald Trump do të abuzojë me pushtetin e tij, dhe se sipas tyre do të hakmerret ndaj rivalëve.

Por të tjerët, veçanërisht anëtarët e moderuar të Kongresit, thanë se vendimi i Bidenit për faljen e të birit – të cilin ai vazhdimisht u zotua se nuk do ta bënte – do të shkaktonte dëme të mëtejshme në normat demokratike.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT