Qeveria në detyrë e Kosovës ka njoftuar se ka miratuar vendimin për pagesë ndaj lehonave, rast për të cilin Klan Kosova kishte raportuar para disa javësh.
Sipas njoftimit, është aprovuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për pagesën e 52 specializantëve lehona, në kuadër të kategorisë ekonomike subvencione dhe transfere, përmes nënprogramit “Aftësimi Specialistik” dhe EVM.
Vlera e përgjithshme e këtij vendimi është 475,051.50 euro dhe mbulon periudhën nga 1 nëntor 2025 deri më 31 dhjetor 2026.
Detajet e plota, ndiqni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:


