Friday, May 1, 2026
spot_img
HomeLajmeTrump heq tarifat dhe kufizimet për Uiskin pas vizitës së çiftit mbretëror...

Trump heq tarifat dhe kufizimet për Uiskin pas vizitës së çiftit mbretëror britanik

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se do të heqë tarifat dhe kufizimet për uiskin dhe burbonin, duke e lidhur këtë vendim drejtpërdrejt me vizitën e fundit të çiftit mbretëror britanik në Shtetet e Bashkuara.

Në një postim në rrjetin social “Truth”, Trump ka bërë të ditur se vendimi vjen “në nder të Mbretit dhe Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar”, të cilët sapo kanë përfunduar vizitën e tyre në Shtëpinë e Bardhë.

“Në nder të Mbretit dhe Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, të cilët sapo u larguan nga Shtëpia e Bardhë dhe po kthehen në vendin e tyre të mrekullueshëm, unë do të heq tarifat dhe kufizimet për uiskin që lidhen me aftësinë e Skocisë për të bashkëpunuar me Commonwealth of Kentucky në prodhimin e uiskit dhe bourbonit – dy industri shumë të rëndësishme në Skoci dhe në Kentucky.

Njerëzit kanë dashur ta bëjnë këtë prej kohësh, pasi ka pasur tregti të fortë mes vendeve, veçanërisht në lidhje me fuçitë prej druri që përdoren.

Mbreti dhe Mbretëresha më bindën të bëj diçka që askush tjetër nuk ka arritur ta bëjë, pothuajse pa kërkuar fare! Një nder i madh që i pritëm të dy në SHBA.”, ka shkruar ai.

Trump theksoi se kjo masë lidhet edhe me bashkëpunimin ndërmjet Skocisë dhe shtetit amerikan të Kentucky-t në prodhimin e uiskit dhe bourbonit, duke i cilësuar këto industri si shumë të rëndësishme për të dyja palët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT