Thursday, September 17, 2026
spot_img
HomeLajmeBërbatovci: Muriqi po e ndjen veten borxhli që s’e çoi Kosovën në...

Bërbatovci: Muriqi po e ndjen veten borxhli që s’e çoi Kosovën në Botëror, s’është faji i tij

Komentatori i Artmotion, Engjëll Bërbatovci ka komentuar intervistën ekskluzive të futbollistit kosovar, Vedat Muriqit me drejtorin e sportit në Armotion, Arlind Sadiku.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Bërbatovci tha se Muriqi po e ndjen veten borxhli për faktin që nuk arriti të ishte vendimtar që Kombëtarja e Kosovës të kalonte në Botëror, transmeton Klankosova.tv.

“Muriqi po më duket që po e vuan shumë faktin që nuk ka arrit me kontribuojë në ndeshjen e fundit qysh ka ndihmuar Mallorcan. Nuk është faji i Muriqit, thjesht nuk ka qenë dita jonë, por ai po e ndjen veten shumë borxhli që nuk ka arrit me qenë vendimtar që nuk ka mundur ta çojë Kosovën përpara”, tha ai në Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT