Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajmeBehrami: Qysh është BMW-ja në Gjermani, janë Devollët në Kosovë (VIDEO)

Behrami: Qysh është BMW-ja në Gjermani, janë Devollët në Kosovë (VIDEO)

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Artan Behrami sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova është shprehur se ashtu siç është BMË-ja në Gjermani, ai tha se janë Devollët në Kosovë.

Behrami tha se Kurti ka goditur një biznes i cili siç u shpreh ai, me qindra miliona euro gjeneron çdo vit tatim për shtetin e Kosovës.

“Në Gjermani për shembull, këshilltari kryesor për ekonomi i Angela Merkel ka qenë anëtarë i bordit i BMW-së. Paramendo sikur një këshilltarë i një kryeministri me qenë anëtar i bordit te Devollët. Pra, qysh është BMW-ja në Gjermani, janë Devollët në Kosovë”.

“Ai shkon në Pejë, në qendrën dhe epiqëndrën e këtij biznesi të suksesshëm në Republikën e Kosovës dhe godet një biznes i cili me qindra miliona euro gjeneron çdo vit tatim për shtetin e Kosovës dhe këtu unë mendoj që e shihni këtë rrokatjen e kryeministrit Kurti, i cili është verbuar nga humbja që e pret më 9 shkurt”, u shpreh Behrami.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT