Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Skenderaj gjatë natës së enjtes, ku Njësia Speciale ka kryer bastisje dhe ka ndaluar disa persona, përfshirë edhe zëdhënësin e Komunës së Skenderajt, Amir Lushtaku.
Forcat speciale policore arrijnë në Skenderaj, ndalojnë veturat (FOTO)
Aksioni nisi pak para mesnatës dhe vazhdoi deri në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, ndërsa në qytet u panë forca të shumta policore dhe automjete me targa nga Prishtina.
Sipas burimeve të Klan Kosova, gjatë operacionit u kryen bastisje edhe në disa lokacione të tjera në Skenderaj.
E ky peracion, që nisi pak para mesnatës, u shoqërua me zhvillime intensive deri në orët e hershme të mëngjesit.
Gazetarja e Klan Kosova, Diellëza Berisha, raportoi se ishin intervistuar dy persona të dëmtuar dhe pesë dëshmitarë.
Sipas saj, në mesin e të dyshuarve është edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili, sipas prokurorisë, nuk i ishte përgjigjur një ftese për intervistim.
Ngjarjet e natës erdhën pas incidentit të ndodhur gjatë ditës së enjte mes kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe kreut të Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani.
Mehani ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga Lushtaku, ndërsa ky i fundit ka mohuar ta ketë prekur me dorë. Për shkak të lëndimeve të marra, kreu lokal i Vetëvendosjes po qëndron në spital.
Pas pranisë së shtuar të forcave speciale në qytet, reagime të ashpra erdhën nga përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës.
Ish-deputetja Ganimete Musliu akuzoi kryeministrin në detyrë Albin Kurti për përdorim politik të institucioneve shtetërore dhe kërkoi largimin e forcave speciale nga Skenderaj.
Reagon Musliu: Albin mos nxit dhunë, tërhiqi forcat speciale nga Skenderaj
“Përdorimi i institucioneve shtetërore kundër një komune vetëm pse nuk mund të depërtohet politikisht përbën abuzim serioz të pushtetit. Veprime të tilla thellojnë përçarjet dhe nxisin tensione”, deklaroi Musliu.
Musliu: Provokim direkt nga Kurti për ta nënshtruar Skenderajn – e pafalshme (VIDEO)
Ajo më pas iu bashkua qytetarëve që kishin dalë në protestë në qendër të Skenderajt.
“Skenderajn nuk e ka nënshtruar as krajli e as sulltani, e nuk ka me e nënshtru as Albin Kurti”, deklaroi ajo para protestuesve, duke i bërë thirrje Kurtit që të tërheqë forcat policore nga qyteti.
Musliu gjithashtu telefonoi policinë para mediave dhe qytetarëve për të kërkuar sqarime lidhur me praninë e Njësisë Speciale në Skenderaj.
Sipas përgjigjes që ajo tha se mori nga policia, bëhej fjalë për një plan operativ për shkak të shtimit të qarkullimit të automjeteve gjatë sezonës verore.
Musliu telefonon policinë për forcat e shtuara në Skenderaj, i përgjigjen se është veç plan operativ
Ndërkohë, ish-deputeti Mërgim Lushtaku deklaroi se babai i tij, Sami Lushtaku, nuk kishte pranuar asnjë ftesë për intervistim nga organet e drejtësisë.
“Babai im gjithmonë u është përgjigjur ftesave dhe besoj që as kjo nuk do të ishte problem, por kjo tendencë tashmë po shihet si politike”, tha ai në një lidhje telefonike për “Edicionin Special”.
Mërgim Lushtaku thotë se babait të tij nuk i ka ardhur asnjë ftesë për intervistim
Protestës së qytetarëve iu bashkua edhe ish-deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.
Situata në qytet mbeti e tensionuar deri pak para orës 03:00 të mëngjesit, kur forcat policore u larguan nga Skenderaj, ndërsa qytetarët u shpërndanë gradualisht./Klankosova.tv
Forcat speciale policore largohen nga Skenderaj, shpërndahen edhe qytetarët


