Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, ka kryer bastisje në lokacionin e një personi të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë vitit 1999.
Sipas njoftimit të përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë Speciale, bastisja është kryer sot në lokacionin e të dyshuarit e që siç merr vesh Klankosova.tv bëhet fjalë për Momir Jakshiq në Zubin Potok, pas urdhrit të Gjykatës Themelore.
M.J. dhe M.B. janë arrestuar më 28 korrik 2026, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” në rajonin e Mitrovicës gjatë periudhës së luftës në Kosovë.
Gjatë bastisjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi nga të cilat dëshmohet se i dyshuari M.J ka qenë i mobilizuar dhe pjesë aktive gjatë periudhës së luftës në ish armatën Jugosllave”, thuhet në një njoftim të policisë, transmeton Klankosova.tv.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë nga ekipet relevante, ndërsa ka theksuar përkushtimin për trajtimin e të gjitha rasteve penale, përfshirë ato që lidhen me krimet e luftës.


