Analisti Ali Sefa ka një qasje tjetër për kryeministrin Albin Kurti, duke e vënë theksin te mungesa e angazhimit konkret për shqiptarët jashtë Kosovës.
Ai nënvizon se për të folur për bashkimin kombëtar, duhet parë roli i qeverisë në mbështetjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, njofton Klankosova.tv.
“Për këto katër vite, në vend që të unifikohen shqiptarët në këto tri shtete, kontributi i qeverisë ka qenë të shpërndajë dhe defaktorizojë ata. Në atë sofër ku ulet Shqipëria, duhet të ulet edhe Kosova, por Kurti ka ndërtuar pengesa dhe mure komunikimi”, u shpreh Sefa, në studion “Ora Shtatë” në Klan Kosova.
Sipas tij, për 25 vite, Kurti nuk ka qenë i angazhuar seriozisht në këtë kauzë dhe sa herë është afruar pushtetit, është larguar nga premtimi i bashkimit kombëtar.
“Fajin nuk e ka vetëm ai, por ne që kemi besuar në një gënjeshtër të tillë”, shtoi Sefa, duke theksuar se retorika për bashkimin kombëtar mbetet më shumë një instrument politik sesa një qëllim i vërtetë.
Për më shumë detaje, ndiqeni linkun e videos së mëposhtme:
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


