Tuesday, May 26, 2026
spot_img
HomeLajmeBashkëpunimi PDK-Nisma, Qalaj: Rjedhë normale e lumit, do të korrim sukses të...

Bashkëpunimi PDK-Nisma, Qalaj: Rjedhë normale e lumit, do të korrim sukses të madh (VIDEO)

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur lidhur me bashkëpunimin mes PDK-së dhe Nismës Socialdemokrate.

Ai këtë e ka konsideruar si një zhvillim shumë pozitiv, derisa ka falënderuar Limajn për mbështetjen e ofruar.

Qalaj gjithashtu u shpreh se kjo është “rrjedhë normale e lumit”, sepse sipas tij, e kaluara e kreut të Nismës dhe e PDK-së, sipas tij, ka qenë një.

“Një zhvillim shumë pozitiv, unë e falënderoj z.Limaj për mbështetjen që do t’i jep, për zotimin që ka thënë do t’i jap Partisë Demokratike të Kosovës. Është një rrjedhë normale e lumit do ta quaja, meqë e kaluara e z.Limaj dhe e Partisë Demokratike të Kosovës ka qenë një dhe mendoj që nuk ka asnjë dallim mes elektoralit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe elektoratit të Nismës Socialdemokrate”, tha ai.

Qalaj gjithashtu deklaroi se mendon që ky është një perforcim i mirë dhe se do të korrin sukses shumë të madh.

“Mbështetja nuk është vetëm në numra, por mbështetja është në frymën që e krijon dhe qysh sot kam pranuar me qindra telefonata, SMS, kudo në platformat sociale, meqenëse njerëzit janë të gëzuar në dy taboret, e shpresoj që më nuk do të flasim kurrë për dy tabore, por do të jetë një tabor i vetëm. Mendoj që është një përforcim mjaft i mirë dhe mendoj që do të korrim sukses shumë të madh, tha ai./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT