Monday, August 3, 2026
spot_img
HomeLajmeBarcelona bën goditjen e së ardhmes, zyrtarizon blerjen e talentit 18-vjeçar

Barcelona bën goditjen e së ardhmes, zyrtarizon blerjen e talentit 18-vjeçar

Lajmi që qarkullonte prej disa muajsh tani është bërë zyrtar. Barcelona ka nënshkruar me talentin Ibrahim Diarra, një nga lojtarët më të mirë të Kampionatit Botëror U-17 që u zhvillua në Indonezi, ku ai shënoi 5 gola (plus 4 asistime) me kombëtaren e Malit, të cilën e udhëhoqi deri në gjysmëfinale. Lojtari mbushi 18 vjeç gjashtë ditë më parë dhe më në fund mund të realizojë ëndrrën e tij.

“FC Barcelona dhe Africa Foot Academy kanë arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit Ibrahim Diarra, i cili do të kalojë te Barça Atlètic dhe do të nënshkruajë një kontratë për pjesën e mbetur të sezonit dhe për tri të tjerë, deri më 30 qershor 2028.

I lindur më 12 dhjetor 2006, në Mali, Ibrahim Diarra është mesfushor i majtë, i aftë me topin. Ai dallohet për kontrollin e tij të topit, forcën fizike dhe shkathtësinë, pasi mund të luajë edhe si lojar krahu.

I formuar te Africa Foot Academy, Ibrahim Diarra spikati në Botërorin U-17 të vitit 2023 me ekipin e Malit, me të cilin arriti vendin e katërt dhe shënoi pesë gola dhe dha katër asistime si kapiten i ekipit,” thuhet në komunikatën e klubit.

Gjithsesi, situata e Ancelottit në Madrid është më e sigurt: kontrata e tij deri në vitin 2026 e mbron atë, por Florentino Pérez pret që ai të konfirmojë sukseset si në Spanjë, ashtu edhe në Europë.s.n.

 

 

 

 

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT